Duke folur për takimin e Mynihut, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se në këtë tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ka kërkuar që bisedimet Kosovë-Serbi të zhvillohen sipas tri parimeve. Kryeministri, Albin Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave” Ai nuk ka pranuar të tregoj se çfarë ka thënë në takim pasi ashtu janë rregullat e takimeve të tilla por ka theksuar se pas atyre që ka thënë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar me nervozizëm. I pyetur nëse do t’i bëhet presion për heqjen e taksës, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se do ta heqin taksën sapo të zbatojmë reciprocitetin me Serbinë, si një parim të mirë për marrëdhënie konstruktive fqinjësore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …