Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti ka rikonfirmuar se nesër, në Prishtinë do të mbahet protesta kundër përcaktimit të vijes kufitare të Kosovës me Malin e Z,i sipas komisionit qeveritar. Kurti gjatë një konferencë për media të mbajtur sot ka paralajmëruar se nesër më 1 shtator do të ketë demonstrata, protesta gjithë popullore dhe nuk do të lejojmë që t’ i bëhet tradhti vendit tonë. Kurti ka thënë para gazetarëve se marrëveshja në versionin aktual për Demarkacion është personale, të cilën e kanë hartuar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, mirëpo Kosova nuk ka tokë për të falur as gjak për të shkelur.
