Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se nuk janë serbët e Kosovës ata që po kërkojnë për autonomi, por Beogradi që po lufton pavarësinë e Kosovës. “Çfarë unë kërkoj është takime të nivelit të lartë për të qartësuar më shumë marrëveshjen e cila duhet të ndodhë herët apo vonë, marrëveshje që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, sepse edhe presidenti Biden, edhe kancelari Scholz e kanë përmendur normalizimin e plotë që përfshinë njohjen reciproke” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Pyetjes se a do të jetë Kosova e izoluar nga bota perëndimore nëse eventualisht marrëveshja nuk arrihet, ai ë është përgjigjur se kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë. “Natyrisht, që ne nuk duhet dhe nuk do të jemi të izoluar. Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në dhjetor kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Raportet e progresit për vendin tonë të vitit të kaluar janë më të mirat që prej kur shpalljes së pavarësisë. Pra, BE-ja po vlerëson rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të vendit tonë dhe veçanërisht, përparimin në sundim të ligjit” ka vlerësuar kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …