Lideri i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme me Serbinë derisa ajo fsheh varret masive të shqiptarëve. Ai ka përkujtuar se ende ka familje në Kosovë që kërkojnë më të dashurit e tyre që nuk dihen se ku janë. “Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar lideri i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …