leoni

Albin Kurti: Krimet e luftës krimet, kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë mbi të gjitha krime të shtetit të Serbisë

Kurti: Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, duke komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren, thotë se nga dita e hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën. Kurti është shprehur i  bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës. “Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.

Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin. “Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni.  Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …