Lëvizja Vetëvendosje mbajti takim me strukturat e saj nga i gjithë vendi në të cilën vlerësuan lart angazhimin e tyre përgjatë këtij viti. Duke folur para strukturave të VV-së, deputeti, Albin Kurti theksoi se beteja jonë e fituar nuk ishte një ditore por betejë që zgjati plot një vit derisa kanë ndalur Qeverinë e krimit dhe marrëveshjet. Ai shtoi më tutje se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë hallin e humbjes së tyre por të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë, kryetari i saj, Visar Ymer theksoi në mes tjerash se është e drejtë të revoltohemi dhe të rezistojmë kur udhëhiqemi nga krimi. Ne më 1 shtator fituam një të vërtetë të drejtë. Rezistenca jonë vazhdon deri në lëshimin e shtetit nga klani kriminel. Ta luftosh regjimin e kriminalizuar nënkupton të kundërshtosh vendimet regjimit të kriminalizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …