Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se janë duke bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer ditë më parë nga forcat e Serbisë. “Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës” theksoi kryeministri, Albin Kurti. Ai paralajmëroi se në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …