Aleksandar Vuçiq: Njëra nga fuqitë e mëdha do të kërkojë tërheqjen të forcave të KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova

Zyra Ligjore e Kryeministrit konstaton se kryetari, Hashim Thaçi, shkeli Kushtetutën kur ishte kryeministër dhe kërkon shkarkimin e tij

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se  kryetari, Hashim Thaçi ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese gjatë kohës sa ka qenë kryeministër dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij. Kryeministri, Albin Kurti  e ka njoftuar kryekuvendaren e Kosovës, Vjosa Osmani se kishte kërkuar analizë ligjore të një marrëveshjeje sekrete të prillit të vitit 2013 midis Hashim Thaçit, asokohe kryeministër dhe Sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Kurti ka kërkuar analizë të marrëveshjes sekrete NATO-Thaçi për Veriun, pasi sipas tij  përmes kësaj marrëveshje Thaçi në emër të Kosovës e barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar  se kryetari Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thonë në Zyrën Ligjore të kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …