Albin Kurti

Kurti: Problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mos ballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mos ballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën kriminalen të saj e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20. “Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve. Në veçanti nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet” theksoi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se ato janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë vëllazërore e sa më ti mira ndërsa udhëheqësve të Kosovës dhe Shqipërisë ju mbetet t’i përfaqësojnë sa më mirë këto marrëdhënie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …