Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Serbi duhet të ketë një marrëveshje të veçantë, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Në letrën që ai i ka kthyer shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, ka shkruar se kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. “Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në mes tjerash në letrën që kryeministri, Albin Kurtit, i ka dërguar shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …