Kurti: Qeveria e re do të angazhohet maksimalisht për t’i ofruar diasporës kushte sa më të mira për investime në Kosovë

Në Frankfurt të Gjermanisë po mbahet Kongresi i dytë Ekonomik i Unionit të Bizneseve të Kosovës ku po marrin pjesë qindra përfaqësues të bizneseve shqiptaro-gjermane. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa tha se duhet të krijohet një shoqëri aksionare nga anëtarët e unionit. Ai shtoi më tutje se anëtarët e Unionit të Bizneseve janë të vetëdijshëm që zhvillimi ekonomik i shtetit të Kosovës kërkon mbështetjen tonë. Ne edhe deri më tani në mënyrë individuale kemi dhënë kontribut të mirë në ngritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës por tani ka ardhur koha të punojmë më drejtim të investimeve të përbashkëta në projekte strategjike dhe projekte kapitale, e kjo do të bëhet përmes krijimit të një shoqërie aksionare nga anëtarët e unionit, që është synim i yni i radhës dhe pritet të realizohet shumë shpejtë. Ndërkohë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti theksoi para të pranishmëve se qeveria e re e drejtuar prej tij do të angazhohet maksimalisht për t’i ofruar diasporës kushte sa më të mira për investime në Kosovë. Ju jeni pasuria jonë që çdo popull do ta kishte lakmi, por, sikur çdo pasuri tjetër edhe kjo e juaja është e tillë vetëm nëse ne dimë ta përdorim për të mirën e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …