Kurti ra në kurth të komedianëve rusë, mediat ndërkombëtare raportojnë për incidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë në një kurth të dy komedianëve rusë, të cilët u bënë të kalojnë për presidentin e Letonisë. Mediat ndërkombëtare, përfshirë “Associated Press” dhe “Washington Post”, kanë raportuar për këtë incident, duke theksuar se Kurti ka qenë në një situatë të ngarkuar pas fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kabineti i tij justifikoi se ishte e pamundur të verifikonin çdo telefonatë. Sipas raporteve, përmbajtja e bisedës përfshinte edhe diskutime për Serbinë dhe Rusinë, dhe kjo ka nxitur reagime ndërkombëtare. Gjiganti mediatik “Washington Post” e ka pasqyruar këtë grackë si një incident që ndodhi gjatë periudhës së tensioneve të pas-zgjedhjeve, pasi akoma nuk janë certifikuar rezultatet zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …