Zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, iu bënë një vizitë Doganave të Kosovës për të parë nga afër zbatimin e parimit të reciprocitetit me shtetin e Serbisë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi kryeministrin në shkarkim, Albin Kurtin lidhur me mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Pas vizitës së realizuar, kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti ka thënë se me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre. Ai ka thënë se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …