Derisa kryeministri, Albin Kurti, “sa për sy e faqe” i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, Veseli me rastin e vdekjes së Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit, kryetarja e vendit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së kryetarit të vrarë të Haitit, Jovenel Moise, por nuk e ka parë të arsyeshme ta dërgojë një telegram, as sa për sy e faqe, drejtuar familjes së ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, për vdekjen e babait të tij, Fazli Veseli. “Jam i pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji. Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e Haitit, ka shkruar zonja Vjosa Osmani. Ndërkohë u bë e ditur se telegram ngushëllimi familjes së ish shefit të tij, në SHIK, z. Kadri Veseli i ka dërguar edhe kryekuvendari, Konjufca, në fillim të seancës së sotme të Kuvendit.