Albin Kurti

Kurti: Se kush do të del i pari në këto zgjedhje, të gjithë e dinë

Gjatë ditës së katërt të fushatës zgjedhore, Lëvizja e Vetëvendosje e ka zhvilluar fushatën në Dragash ku ka shpalosur programin e saj qeverisës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, lideri i VV-së. Albin Kurti ka theksuar se të gjithë e dinë se kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Ai ftoi qytetarët e Dragashit që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar me 14 shkurt për një fitore sa më të madhe të subjektit të tij. “S’ka njeri që nuk e di se kush del i pari se nuk ka kush të dal i pari përveç nesh, por fitorja në këto zgjedhje nuk është vetëm të dalim të parët, por na duhet t’i kemi 61 deputetë, e për 61 deputetë e më shumë duhet të dilni në zgjedhje secili prej jush edhe ai që mbush 18 vjet me 14 shkurt por edhe ai që i ka 98 vjet”, theksoi në mes tjerash, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …