Albin Kurti: Situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikut të Beogradit”

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se situata e krijuar në pjesën veriore të Kosovës është pasojë e panikut të Beogradit zyrtar. Gjatë një deklarate për gazetën gjermane Der Spiegel, ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë” dhe ka theksuar se Serbia është nën presionin për të zgjedhur mes perëndimit demokratik dhe Rusisë. Ndërsa duke folur për kërkesën e presidentit të Rusisë, Aleksander Vuçiq për kthimin e një mijë ushtarëve serb në Kosovë, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se kjo kërkesë tregon se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën por, ky tren është larguar. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …