Kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar gjenocidin e forcave serbe kundër popullatës bosnjake muslimane në Srebrenicë ku u vranë e masakruan rreth tetë mijë civil të paarmatosur. Duke përkutjuar këtë krim të tmerrshëm te realizuar nga forcat serbe të përkrahura nga Serbia, kryeministri, albin Kurti ka shkruar se “Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, kurrë më mos pastë Ballkani, e as bota, pushtete e shtete me ambicie gjenocidale, ka shkruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti. Gjenocidi serb kundër boshnjakëve mysliman është përkujtuar edhe nga personalitete tjera të vendit tonë dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …