Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Albin Kurti: Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por nuk do të mund të na ndal nga formimi i ushtrisë

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me 14 dhjetor Kuvendi i Republikë së Kosovës duhet t’i votoj ligjet për ushtrinë. Ndërsa reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg ai nuk e konsideron befasi duke theksuar se Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por nuk na ndal nga formimi i ushtrisë. “Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm, por nuk na ndal”, ka theksuar Kurti. Ai komentoi edhe Gjykatën Speciale, duke e quajtur padrejtësi jo vetëm të re, por edhe të pashembullt, e kjo jo vetëm në historinë tonë por edhe më gjerë, ndaj një populli dhe një lufte çlirimtare. Kurti thotë edhe njëherë se kur ishte miratuar amendamenti që i kishte hapur udhë Gjykatës Speciale, Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër kësaj. Sipas tij ata vazhdojnë të jenë kundër dhe ta kritikojnë këtë Gjykatë. “Është për të ardhur keq një gjykatë e tillë sui-generis e cila do të merret ekskluzivisht me UÇK-në dhe shqiptarët, ndërkohë që Tribunali i Hagës dhe Gjykata për Krime të Luftës në Serbi as për së afërmi nuk kanë arritur të adresojnë agresionin dhe hegjemoninë militariste të Serbisë në katër luftërat në vitet e 90-ta të cilat e shkatërruan Jugosllavinë“, deklaroi Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …