Kryeministri i Kosovës është deklaruar pas takimit të sotëm me kryetarin Thaçi, ku ka thënë se me kreun e shtetit ka biseduar për situatën politike në vend. Sipas Kurtit, pas një mocioni të mosbesimit, ajo çka ngelet, është vetëm shkuarja në zgjedhje. “Vazhduam për situatën aktuale me ç’rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re i jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur se është i vetmi, e kjo është që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke pohuar nenin 82, pika 2 i cili thotë se pas mocionit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, kushtetuta nuk mundëson që ne të kemi qeveri pa zgjedhje të reja, presidenti u zotua që të zbatojë praktikat e mëhershme.” “Ne e theksuam që presidenti Thaçi, realisht nuk do duhej të merrej me emra njerëzish e partish por për data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti. Virusi korona mund ta shtyjë datën e zgjedhjeve. Jemi të gatshëm të takojmë dhe bisedojmë presidentin për nenin 82”, ka deklaruar ai pas këtij takimi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …