Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kurti: Ukshin Hoti e ka dashur shtetin si republikë, popullin si kryengritje, lirinë si zhvillim dhe demokracinë si mënyrë

Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë na mungon Ukshin Hoti. Na mungon secili tipar i tij: na mungon Ukshin Hoti si politikan intelektual e veprimtar patriot, na mungon Ukshin Hoti si diplomat i kulturuar e profesor shkencëtar, na mungon Ukshin Hoti si tribun prijës e busullë etike. Kështu ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit e intelektualit kosovar, Ukshin Hoti. “Ndërrimi i qeverisë në Kosovë e shtoi sasinë e qeveritarëve por jo edhe cilësinë e qeverisjes. Kurrë shteti ynë nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Sepse kurrë zyrat e larta të shtetit nuk kanë pasur më shumë bashibozukë mujsharë dhe lakmiqarë tërpijanë që e kanë bërë shtetin feud e Kosovën plaçkë. Ukshin Hoti e ka dashur shtetin si republikë, popullin si kryengritje, lirinë si zhvillim dhe demokracinë si mënyrë. Nuk i mori asgjë vendit tonë, i dha krejt çka pati, bëri krejt çfarë mundi. Ai thoshte çka mendonte dhe bënte çka thoshte. Tri herë i burgosur politik. Nuk ndalej. Ai jetoj për neve. Tre librat do t’i jetojnë edhe pas neve. Të “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash” ku kemi përgjigjet e Ukshin Hotit në 13 pyetjet e Ismail Kadaresë, e gjejmë orientimin e duhur për të ardhmen dhe shpjegimin e nevojshëm për veten tonë. Librat e Bacës Ukë janë. Leximi i tyre nga pushtetarët mungon. Ukshin Hoti është, qeveria mungon”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …