Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kurti: Vendimi për heqjen e masave të reciprocitetit merr përsipër fajin për mungesën e dialogut

Ish kryeministri, Albin Kurti i cvili gjatë qeverisës së tij mori vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë, Albin Kurti ka thënë se vendimi i tashëm për heqjen e masave të reciprocitetit merr përsipër fajin për mungesën e dialogut. Ai ka shkruar më tutje se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës i ka bërë “shërbim të mirë Serbisë”, duke shtuar se tani Kosova do të hyjë në dialog si fajtore për vonesën e rifillimit të këtij procesi. Edhe subjekti politik që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër vendimin për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. “Heqja e reciprocitetit është bërë “për të lidhur marrëveshjen e ligë” me Serbinë, duke akuzuar kryeministrin Hoti, se ka hequr dorë nga emërtimi “Republika e Kosovës”, që mallrat që vinin nga Serbia kërkohej ta kishin në dokumentacionin e tyre, në kohën kur reciprociteti ishte në fuqi. Në vend të këtij emërimi, sipas Vetëvendosjes, qeveria tani do të pranojë dokumentacione të mallrave ku shkruan “Kosova dhe Metohija”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …