Albin Kurti

Kurti: Vetëvendosja ka të drejtën dhe mundësinë reale për të krijuar qeverinë në Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje si forcë e parë që ka dalë në këto zgjedhje ka të drejtën dhe mundësinë reale për të krijuar qeverinë. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria e LV do të jetë një lokomotivë e proceseve politike që do t´i afrojnë shumë e do t´i integrojnë disa segmente të shoqërisë së Kosovës e Shqipërisë. Deri më sot politikat e përbashkëta janë kufizuar në mbledhje ceremoniale, ndërsa me Vetëvendosjen do të ketë bashkim të tregjeve, njësimi i praktikave administrative, bashkimi i sistemeve arsimore, ligat sportive të përbashkëta dhe bashkëpunim edhe në fusha tjera. Ndërsa duke folur për idenë e bashkimit kombëtar, Kurti ka thënë se ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …