Albin Kurti

Kurti: Nuk kemi pasur edhe aq shpresa në vendimin e Kushtetueses por ky vendim është përtej çdo imagjinate

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi në dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Kurti këtë vendim të Gjykatës e ka quajtur si lloj arsyetimi të vendimit të kryetarit dhe jo intepretim të Kushtetutës. “Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke përdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë”, ka shkruar ai. Madje, Kurti ka thënë se ai dhe partia e tij nuk ka pasur edhe aq shpresa në vendimin e Kushtetueses, por që siç ka theksuar ai, ky vendim është përtej çdo imagjinate.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …