Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting, kryeministri, Albin Kurti se Kosova do të nisë me zbatimin e procesit të vetingut dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Vettingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të paligjshmë. Sot fillojmë me jetësimin e punës një vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, në realizimin e këtyre proceseve jetikike për Kosovën, me përkrahjen e Komisionit të Venecias. Gjithçka që kërkohet nga Qeveria e Kosovës do t’i dërgohet Kuvendit në afat rekord, ka paralajmëruar kryeministri, Albin Kurti. Opinionet e Komisionit të Venecias pritet të bëhen publike të martën, më 21 qershor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kishin thënë se Kosovës i duhet vetting sistematik në drejtësi. Ndërkaq Komisioni Evropian kishte kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës për të bërë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke thënë se ky do të ishte “burim serioz i shqetësimit”.