Albin Kurti: Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël në vendet e ish RSFJ-së

Kurti: Vrasja e Oliver Ivanoviqit është çështje e brendshme serbe

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka deklaruar gazetës zvicerane “Schweiz am Wochenende” se deri te vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka ardhur për shkak se ai kishte probleme me kryetarin e serbisë, Aleksander Vuçiq. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është çështje e brendshme serbe, ka theksuar Albin Kurti. Ndërsa duke folur për qeverinë dhe gjendjen në vendin tonë, ai ka thënë se shteti i Kosovës funksionon vetëm falë parave të diasporës. Ai ka shfaqur kritika ndaj Qeverisë sidomos për numrin e madh të ministrave dhe zëvendës ministrave. Qeveria aktuale ka 21 ministra dhe 82 zëvendësministra. Janë më shumë se në Kinë. Ky është nepotizëm i qartë, shenjë e korrupsionit shtetëror. T’i shpërblesh anëtarët e familjes dhe veteranët e partisë me poste të tilla nuk është mënyrë e duhur për të ndërtuar një shtet demokratik të bazuar në sundim të ligjit, ka theksuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …