Sebastian Kurz: Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kurz thotë se në Bashkimin Evropian ende ka shtete që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se dialogu i suksesshëm mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përmbyllja e këtij dialogu me një marrëveshje është e duhura për Ballkanin Perendimor. “Falenderoj juve zoti President dhe Vuçiqin për përkushtimin tuaj për një marrëveshje. Pa një marrëveshje të përbashkët nuk do të ketë përspektivë evropiane e as hapa të tjerë të dy vendeve., as stabilitet në rajon, nuk do të ketë bashkëjetesë paqësore. Andaj një marrëveshje është e domosdoshme për Ballkanin Perendimor që të ecet përpara. Prandaj ne i besojmë të dy vendeve dhe përpjekjeve që po bëjnë dhe presim të na sjellin një përfundim pozitiv”, ka thënë ai..

Kurz ka folur për liberalizimin e vizave ku ka thënë se nevojitet të merret vendimi tani nga Këshilli i Evropës. “Aty ka shtete ku janë ende skeptike andaj këtu jam i kujdesshëm sa i përket këtij drejtimi. Pritjet janë posaçërisht në fushën e ligjit dhe pritjet janë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu ka pritje shumë të mëdha që këta dy president dhe lutja për qytetarët është që të mundohen që të mbështesin këta president për paqe dhe të ardhme evropiane. Sa i përket ushtrisë kosovarë jemi shumë skeptik dhe presim të ketë dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Presim që në rajon të ndërmerren masa që ka më shumë stabilitet dhe jo destabilitet. Sa i përket shkëmbimit të territoreve, Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që bëjnë Prishtina dhe Beogradi. Çfarëdo marrëveshje që ndërmarrin këto dy vendeve do ta ketë mbështetjen tonë dhe kjo është edhe në kuadër të BE-së, qoftë edhe korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve”, ka thënë ai.

Kancelari austriak ka shtuar se Austria e mbështet Kosovën edhe me KFOR-in. “Austria e mbështet Kosovën edhe me ushtarët e KFOR-it, pastaj me investues austriak, me mbështetje politike me përafrimin në BE dhe natyrisht mundohemi të iu mbështesim me zyrën e agjencionit austriak për zhvillim i cili ka një marrëdhënie të mirë mes Kosovës e Austrisë”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …