Kusari-Lila: Koalicioni qeverisës PDK-LDK, i ka lenë anash problemet e rëndësishme të qytetarëve

Kusari-Lila: Koalicioni qeverisës PDK-LDK, i ka lenë anash problemet e rëndësishme të qytetarëve

Themeluesja e partisë Alternativa njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” me ç’rast ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është jo efikas ngase i ka lënë padorësh problemet e rëndësime të qytetarëve të Kosovës. “Koalicioni është marrë vetëm me demarkacionin dhe asociacionin. Pajtohem që demarkacioni me Malin e Zi është i rëndësishëm, por nuk pajtohem që duhet të marrë gjithë këtë hapësirë kohore dhe gjithë këtë peshë në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit”, është shprehur ajo. Kryetarja e Gjakovës ka thënë se partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë dështuar të krijojnë një konsensus politik për temat të cilat nuk do të duhet të ishin ndarëse, por bashkuese. “E njëjta gjë është edhe me krijimin e ushtrisë dhe temat e tjera që po përdoren si kartë politike”, është shprehur Kusari-Lila.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …