Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afatet kushtetuese të parapara për seancë kanë qenë të ditura që kur është dorëzuar emri për mandatar. Ajo thotë parim i Kurtit dhe i Vetëvendosjes është që të respektojnë afatet kushtetuese dhe të ndërtohen institucionet e Kosovës. Kusari-Lila ka thënë se nëse dëshirë e Vetëvendosjes do të ishte të mos e kishte partner qeverisës LDK-në, atëherë nuk do të kalonte nëpër të gjithë këtë proces të mundimshëm. Ajo thotë se LDK-ja ngul këmbë për një opsion të cilin e kishin në tavolinë deri më 26 dhjetor por që nuk e pranuan. Ajo tutje është shprehur optimiste që ka ende hapësirë për marrëveshje mes dy partive.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …