leoni

OVL e UÇK-së

Kush anashkaloi veteranët e Fushë Kosovës, në vënien e gurë themelit të Shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari?

Injorimi dhe anashkalimi i OVL UÇK-së dega në Fushë Kosovë, lidhur me vënien e gurë themelit të Shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

 Të nderuara familje të dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, qytetarë të komunës sonë. Me rastin e njëzet (20) vjetorit të ditës së çlirimit të Fushë Kosovës, nesër me datë 12.06.2019 do të vendosët gurë themeli i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Fushë Kosovë. Ndjejmë obligim moral të ju informojmë se ne si OVL UÇK-së dega në Fushë Kosovë kemi qenë krejtësisht të anashkaluar dhe për organizimin e kësaj ngjarje kemi marrë njoftim përmes njerëzve të ftuar në këtë ngjarje, duke mos patur as idenë me të vogël për këtë ngjarje.

Si degë e OVL UÇK-së, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër lokacionit të ndarë nga komuna e Fushë Kosovës për vendosjen e shtatores se komandantit legjendar të UÇK-së. Figura e Adem Jasharit nuk mund të vendoset në vende (skuta) që nuk i bëjnë nderë as Adem Jasharit, as UÇK-së, as gjithë atyre brezave që kontribuuan për lirinë që ne e gëzojmë. Vlerat sublime të Adem Jasharit dhe familjes së tij, vlerat e UÇK-së, nuk mund të i përulin dhe përdhosin pushtetarët e Fushë Kosovës, pushtetar këta që kontributi i tyre për liri dhe pavarësi është i barabartë me ZERO.

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, lokacioni i ndarë për këtë shtatore është bërë shkel e shko, pa asnjë diskutim publik, pa asnjë analizë paraprake për lokacionin si dhe është bërë kryekëput jashtë vullnetit të qytetarëve të Fushë Kosovës. Fushë Kosova si ish qendër e nacionalizmit serbo – sllav, shtatoren e Komandantit e meriton në një lokacion tjetër, lokacion që i bënë nder Adem Jasharit, UÇK-së, dhe brezave që kontribuuan për liri dhe pavarësi (kontribut të cilin nuk e kanë pushtetarët e Fushë Kosovës). Le të mbetet në ndërgjegjen e Institucioneve lokale dhe atyre që kontribuuan (nëse kanë ndërgjegje) që të jetë kështu si ata e kanë menduar.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt, OVL UÇK

 Dega Fushë Kosovë

11.06.2019 Fushë Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …