UCK

Kush po e anashkalon faktin se 9 luftëtarë të lirisë, kishin rënë në mbrojtje të popullatës, para se të hyjnë serbët, në Reçak?

Pse fshihet e vërteta se nëntë luftëtarë të lirisë,  kanë rënë në mbrojtje të popullatës, para se të hyjnë qindra trupa serbe, në Reçak, ndërsa në mbrojtje të kufomave ka rënë vetë, komandanti i Brigadës,  Ahmet Kaçiku, disa  ditë më vonë. Para hyrjes së forcave serbe kanë rënë duke luftuar me aq sa kanë mundur dhe me armatimin që e kanë pasur,  Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa,  Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Këta dëshmorë nuk ka pasur mundësi të luftojnë për kufomat, gjatë betejës sepse  kanë rënë që në fillim, dhe jo në mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia, sikur thotë Albin Kurti.  Është për keqardhje pse nuk reagojnë bashkëluftëtarët e dëshmorëve në Reçak e në Shtime, madje as komandantët  pse lejohet ky deformim  të kalojë heshtas për sa e sa vjet dhe jo vetëm me këtë rast. Kujt po i pengon kjo e vërtetë. Dikush duhet të japë llogari e këtë llogari  drejtuar institucioneve duhet ta kërkojnë në radhë të parë veteranët, bashkëluftëtarët e familjarët e tyre,  pastaj të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …