Kush janë ata që po zhvillojnë fushatë verbale me sharje, fyerje, përbuzje e kërcënime kundër, Valdete Dakës?

Kush janë ata që po zhvillojnë fushatë verbale me sharje, fyerje, përbuzje e kërcënime kundër, Valdete Dakës?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovës, Valdete Daka ka marrë kërcënime të shumta pasi  47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtorë për vepta të ndryshme penale në tri vitet e fundit, në mesin e tyre edhe kryepari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ofendimet e sharjet ndaj saj ishin të shumta në disa nga  rrjetet sociale. Në grupin “MeKryeministrin”, i cili menaxhohet nga vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, është postuar një fotografi e Valdete Dakës në fron, e cila  pasohet  me sharje, përbuzje, linçim, vrasje…

Komentet në këtë faqe të ndragët, nga e cila nuk distancohet Vetëvendosja, tregojnë mungesë të çdo etike njerëzore, të minimumit të edukatës familjare, minimumit fatal të arsimimit. Shpifjet dhe sharjet e tilla vështirë se gjenden në portalet serbe, që janë të njohura për këtë specialitet, në devizën: “srpski, sve po spisku”. Duket se kjo “kotillë e rod çorod” njerëzish rron me sharje e fyerje të trashëguara nga nënat e baballarët e tyre. Kjo faqe e turpit njerëzor, “nderin” më të mirë ia bënë Albin Kurtit dhe të gjithë atyre që nuk reagojnë në këtë gjuhë bastardësh, të cilët vështirë se kursejnë edhe mamatë e tyre nga sharjet e përbuzjet, jo më kundër një zyrtareje të KQZ-së, sikur është, zonja Valdete Daka, e cila mbron dhe respekton ligjin, atë ligj të cilin Vetëvendosja e pranon vetëm kur i përshtatet, sikur ishte rasti me deputetin, Arifi. Por kur po e njëjta Gjykatë merr vendim për të  për të mos lejuar të bëhen deputetë  as bartës listash, personat e inkriminuar, të shpallur fajtor dhe të dënuar për vepra penale, atëherë Gjykata e tillë, sipas kësaj mendësie, qenka  e kapur nga klasa e vjetër e politikanëve

Të tillët, që shajnë e fyejnë, kërcënojnë e përbuzin nëna e gra të ndershme duke bërë përpjekje për t ua ndrequr vetullat Albinit, Konjucës e të tjerëve, fare lehtë mund t’ ua  nxjerrin edhe sytë. Veterani nga Drenica

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …