Kriminelet serbe

Kush po kërkon t’ iu ruhet “nderi ushtarëve e policëve serbë” që kanë dhunuar femra shqiptare në Kosovë?

Prezantimi i fotove të krimeve serbe në Kosovë, nuk shkel dinjitetin e asnjë viktime, por tregon me fakte mizorinë e barbarinë,  që kanë kryer serbët mbi popullatën e  femrat e pambrojtura  gjatë luftës. Sulmi që po i bëhet, deputetes Flora Brovina, për shkak të publikimit të fotove, ku dokumentohet një apo raste të tjera gjatë dhunimit  është një sulm i çmeritur, sidomos kur drejtohet  nga gratë qofshin deputete, qeveritare apo edhe vetë të përdhunuara.

Pse u dashka të fshihen krimet serbe nga syri i opinionit? 

Çuditërisht edhe një grua madje dikur kryetare e Kosovës e zgjedhur nga një zarf i një ambasadori amerikan, me fjalët më të çoroditura godet deputeten Brovina. Ja si shprehet tani kryetarja e dikurshme e zarfit, Atifete Jahjaga. Ajo konsideron të gërditshme e të neveritshme veprimin e deputetes Flora Brovina, e cila publikoi një fotografi ku shihej një grua derisa po dhunohej seksualisht nga forcat serbe. Sot ajo shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë”, shkruan Jahjaga.

Gjykimi hipotetik i kësaj zonje me konstatimin “që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit”, në radhë të parë shpreh dyshim në dhunimin e dokumentuar dhe duket se merr në mbrojtje dhunuesit, sepse edhe ata vetë apo familjet e tyre po u ndjekan  keq.

Ky paragjykim naiv i kësaj zonje tregon nivelin e saj arsimor, pedagogjik, edukativ, politik, diplomatik.  Kjo, sipas saj  do të thotë që femra e dhunuar duhet të hesht dhe nuk guxon në asnjë mënyrë të tregojë e ta demonstrojë të vërtetën me dëshmi konkrete. Ku jeton kjo kokë gruaje, në Kosovë apo në botën e saj virtuale?

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …