Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Kushtet për vizita të krerëve të UÇK-së vazhdojnë të jenë në fuqi, por të reduktuara në mënyrë selektive

Kushtet për vizita të krerëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë të mbeten në fuqi, duke kufizuar praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve për t’i takuar ata. Nait Hasani, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka denoncuar këto kushte si një shkelje të të drejtave të njeriut, pasi kërkesat e tij për vizita tek ish-bashkëluftëtarët, përfshirë Hashim Thaçin dhe të tjerë, janë refuzuar. Ai tha se vizitat janë të ndaluara për të gjithë, përveç rasteve të lejuara për anëtarët e familjes, dhe akuzoi gjykatën për padrejtësi dhe shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Gjykata speciale përmes një përgjigjeje ka konfirmuar se kushtet për vizita ndaj ish-krerëve të UÇK-së, janë në fuqi që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke përfshirë kufizime të tilla si takimet me një vizitor të vetëm dhe moslejimin e komunikimit në mënyrë të fshehtë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …