Kushtetuesja bazohet në përkthimin e dyshimtë të Marrëveshjes

Gjykata
Kushtetuese gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Marrëveshjes për
Asociacionin, po shërbehet me tekstin e përkthyer në shqip dhe serbisht.
Gjykata i është drejtuar kryetares, Atifete Jahjaga që t’ia dorëzojë një kopje
të tekstit të Marrëveshjes për Asociacionin, njërën në shqip e tjetrën në
serbisht, si dy gjuhët zyrtare në Kosovë. Ky vendim i Kushtetueses ngre mjaft pikëpyetje,
kur dihet që Marrëveshja është përpiluar në anglisht. Përkthimi në shqip i kësaj
marrëveshje ka ngjallur mjaft dyshime meqë plot terma nuk janë shqipëruar si
duhet, përpjekje që nga shumë vetë është vlerësuar si fshehje e përmbajtjes së vërtetë
të Marrëveshjes. Juristët dhe njohësit e këtyre çështjeve kërkojnë që të kundërshtohet
fuqishëm
përcaktimi i
Kushtetueses për të vendosur mbi bazën e versioneve të përkthyera.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …