Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar kryetaren e vendit, Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale do të mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate. Ndryshe, ky ligj është miratuar në lexim të dytë me 61 vota pro, në seancën e 13 korrikut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar këtë ligj në Kushtetuese, meqë veteranët e luftës së UÇK-së janë lënë jashtë tij. Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …