Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pranueshme ankesat e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë. Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës. Megjithatë, gjykata po ashtu ka vendosur që procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nuk ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata ka vendosur që Ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe ka urdhëruar Kuvendin që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e disa paragrafeve të këtij ligji.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …