leoni

Kushtetuesja pranon opinonet Forumit të Venecias që lidhet me mandatarin, favorizohet zgjidhja që e do Thaçi

Kushtetuesja pranon opinonet Forumit të Venecias që lidhet me mandatarin, favorizohet zgjidhja që e do Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar opinionet e, të paktën, katër gjykatave kushtetuese, anëtare të Forumit të Venecias, përkitazi me rastin që e ka në shqyrtim, e që lidhet me mandatarin për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ato e favorizojnë zgjidhjen që e do kryetari Thaçi. Anëtarët e këtij Forumi – një mekanizëm i brendshëm i Komisionit të Venecias që ofron shërbime për vendet anëtare dhe gjykatat e tyre, të cilave ua përcjell përvojat nga shtete të ndryshme – nuk janë pyetur fare nga Gjykata për kushtetutshmërinë e Dekretit nr. 24/2020 të kryetarit Thaçi, i cili e bën të propozuarin e LDK-së, Avdullah Hoti, mandatar për formimin e Qeverisë së re, ani se kjo parti nuk është fituese e zgjedhjeve të fundit. Kushtetuesja kishte pyetur se a duhet të shkohet domosdo në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi kundër Qeverisë, dhe a mundet Kuvendi të formojë Qeveri me shumicë tjetër parlamentare, nga ajo e dalë nga zgjedhjet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …