Kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri vend-varrime në Kosovë, kërkohen edhe tri të tjera, në Serbi

Kushtrim Gara: Detaje nga identifikimi i kufomave të viktimave të Masakrës së Kralanit

Kushtrim Gara, anëtar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka dhënë detaje për identifikimin e kufomave të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit, të cilat u identifikuan sot. Gara njoftoi se aktualisht po punojnë edhe me identifikimin e pesë viktimave të tjera nga e njëjta masakër. Ai tha se mbetjet mortore të shtatë viktimave janë gjetur gjatë gërmimeve të vitit 2023 në lokacionin e varrit masiv në Bishtazhin. Gara gjithashtu njoftoi se ceremonia e rivarrimit do të organizohet më 4 prill, përvjetorin e masakrës, dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Në fjalimin e tij, Gara theksoi se familjet e personave të zhdukur janë “njerëzit më fisnikë të shoqërisë”, dhe se, pavarësisht dhimbjes, ato vazhdojnë të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për gjetjen e të zhdukurve.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë si shkak i pandemisë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e një Marrëveshjeje Kornizë për …