Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të PK-së, Kushtrim Hodaj ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme. Kushtrim Hodaj në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se lufta kundër korrupsionit vazhdon që të jetë një ndër prioritet e tyre, prandaj IPK ka arritur që të rritë besueshmërinë tek qytetarët. I pyetur nga kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha për çështjen e gradimit të policisë, se a kanë marrë masa të hetimit dhe si ka shkuar si proces, Hodaj ka shtuar se janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajtur testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate. Gjithashtu, Hodaj ka theksuar se IPK ka pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar nëse kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Për këtë, Hodaj theksoi se dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …