Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se qasja e kryeministrit, Albin Kurti në dialog, “është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe tani ndodhet i vetëm. Kurti “meqë ka folur sot për zhdukje, duhet të na tregojë se si e zhdukën miellin e mostrat e Deharit, si u zhduken paratë për energji. Qasja e tij në dialog është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët. Sot merret me sulme ndaj arbitrit të BE-së, i cili ka rolin e ndërmjetësuesit, përderisa ka qenë dhe është përgjegjës për substancën, të cilën nuk e ka ofruar asnjëherë, ka thënë Xhemaili. Populli ynë e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridvanin. Ka punësuar familjarë të funksionarëve të tij, kur ata që e votuan ende kanë mbetur në rrugë. Në planin e jashtëm ka humbur çdo mik kredibil që e ka Kosova”, është shprehur, Kushtrim Xhemaili.
