Kuvendi i Kosovës

Kuvendi as gjatë këtij muaji nuk do të debatojë lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi

Kryesia e Kuvendit, ka caktuar mbajtjen e dy seancave plenare me datat 18 dhe 25 maj. Ndërkohë kryekuvendari, Kadri Veseli ka deklaruar se do të debatohet për pikat e rendit të ditës, të mbetura nga seancat e mëhershme, si dhe pika të reja të rendit të ditës, por nuk parashihet të hapet debat lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi. Ende s’kemi në agjendë ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin. Sipas tij ajo çfarë do të ndodh nuk do të vë në rrezik liberalizimin e vizave. Vendimmarrja do të jetë në interes të vendit, ka thënë kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …