Mehmet Kraja është shprehur i zhgënjyer me përgjigjet e Akademisë së Suedisë rreth Nobelit për Letërsi

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mblidhen sot për shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mblidhen sot  për shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, pas publikimit të analizës skandaloze: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, në të cilën Kraja shprehu mendimet e veta dhe i publikoi si qëndrim të Akademisë. Në këtë analizë u pretendua se idenë e shkëmbimit të kufijve e përcolli ish-presidenti Hashim Thaçi, pas themelimit të Gjykatës Speciale. Më tej thuhej se Thaçi ishte “planifikator” për ndarje të Kosovës bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Demokracia.com ka siguruar ftesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pas kërkesës së 10 anëtarëve të akademisë, të cilët kërkuan të shqyrtohen veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre, Mehmet Krajës. Kjo ftesë për shqyrtim u dërgua nga vetë Kraja si kryetar. Ky Kuvend është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Aty është kërkuar edhe shkarkimi i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …