Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt Kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj mbledhje anëtari i kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Amir Rexhepi, kërkoi që në këtë mbledhje të shtohet edhe një informatë në lidhje më arsimin ferizajas, por kjo pikë e rendit të ditës nuk i mori votat e mjaftueshme për diskutim. Pas kësaj anëtaret e VV-së, LDK-së dhe RDF kanë lëshuar këtë mbledhje.
Por, mbledhja e Kuvendit ka vazhduar me anëtarët e tjerë, ku drejtori Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik planin kundër braktisjes- mosregjistrimit në shkollë për vitin 2024-2026.
E nga ana tjetër drejtori Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e palestrës së xhudos dhe bartjen e pronësisë së Komunës në emër të Republikës së Kosovës të pjesës së ngastrës kadastrale me nr. 569-1 si dhe 570-1 të zonës kadastrale në Ferizaj.
Poashtu u bë propozim-vendimi për rishqyrtimin e vendimit me nr.01 Nr.90 të datës 27.09.2024.