Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të LMT-së, shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për këtë takim ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi në parim i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit të komisionit për emërim të rrugëve,
-
Marrja e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
-
Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të Përkohshëm në pronat e personave Fizik dhe Juridik,
-
Shqyrtimi i raportit 3 mujor dhe 6 mujor të shpenzimeve,
-
Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes nga dt.25.09.2020 seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës të paraparë. Për pikat 2, 3 dhe 4 sqarimet e duhura u dhanë nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku pikat 3 dhe 4 unanimisht u miratuan nga asamblistët, ndërsa pika e dytë mori dritën e gjelbër nga Asamblea Komunale, për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike. Seanca ka vazhduar me piken e radhës të rendit të ditës lidhur më shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimeve të komisionit për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe shesheve. Kryetari i këtij komisioni Shkëlzen Hadërgjonaj, bëri të ditur se komisioni është takuar dhe ka shqyrtuar të gjitha kërkesat ku katër nga to më vota unanime janë miratuar.
-
Emërtimi i rrugës nga qendra e fshatit Ratish i Ulët deri tek lagjja e bregut më emrin ,,BATALIONI 2’’.
-
Banorët e lagjeve Lokaj dhe Latifaj nga fshati Prilep, kanë kërkuar që rruga e tyre të emërohet me emrin e patrioti Shqiptarë ,,Beqir Vokshi ‘’ kjo kërkesë është votuar unanimisht.
-
Banorët e lagjes Ukaj në fshatin Ratish i Ulët, kanë kërkuar që rruga e tyre të marrë të njëjtin emër pasi deri më tani nuk kishte ndonjë emërtim nga sot do të emërtohet lagjja ,,UKAJ ’’.
-
Kërkesa e banorëve të fshatit Shaptej, për emërtim një rrugë të pa emërtuar. Me kërkesë të banorëve dhe miratim të komisionit kjo rrugë emërtohet më emrin ,,KADRI RAMAJ ’’.