Kuvendi i Komunës së Artanës, që udhëhiqet nga një serb, përjashton qytetarët nga pjesëmarrja

Kuvendi i Komunës së Artanës, që udhëhiqet nga një serb, përjashton qytetarët nga pjesëmarrja

Në vazhdimin e seancës së mbetur nga e marta e kaluar e Kuvendit të Komunës së Novobërdës, që në fillim të seancës së sotme, kryesuesi i saj, që vjen nga radhët e Listës Serbe, kërkoi që të përjashtohen të gjithë qytetarët e pranishëm, por pa dhënë asnjë arsyetim sic e kërkon ligji përkatës. Nga radhët e partive shqiptare, këtë kërkesë e kanë përkrahur edhe këshilltarët e LDK së të cilët janë përpjekur që edhe dhunshëm ta largojnë nga séanca qytetarin, Lirim Gashi, ndërsa kundër kanë qenë këshilltarët shqiptarë të  VV, PDK dhe AKR.

Vlerësojmë se kjo është rrjedhojë e seancës së kaluar kur u është mohuar e drejta e fjalës këshilltarëve të VV së, z. Avdyl Gashi dhe Selatin Nuhiut nga PDK. Duket se drejtuesit e Kuvendit nuk u mjaftuan vetëm me këtë ndalim të shprehjes së lirë të këshilltarëve komunalë të përzgjedhur nga vota e lirë, por këtë diktaturë sot e imponuan edhe te qytetarët duke I larguar nga séanca, pa dhënë asnjë sqarim se pse duhej të ndodhte kjo.

Vlerësojmë se ky vendim, jo vetëm që është antiligjor, por është edhe mohim i të drejtës për informim të qytetarëve të komunës së Novobërdës, sepse vetëm përmes pjesëmarrjes fizike në seancë, ata mund të marrin informata se cfarë po ndodh në legjislativin e komunës. Nuk ka asnjë formë tjetër të përcjelljes së seancave të Kuvendit pasi që të njëjtat nuk transmetohen përmes mediave elektronike. Qytetarët e Novobërdës edhe pse kanë  udhëtuar me dhjetra kilometra për pjesëmarrje në séancë të Kuvendit dhe, pa pasur asnjë informim paraprak se séanca është e mbyllur, u mohohet e drejta të jenë  dëgjues të seancave.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim të Kuvendit, këshilltarët e partive shqiptare, VV, PDK dhe AKR, e kanë lëshuar seancën e sotme duke u solidarizuar me qytetarët e përjashtuar në mënyrë arbitrare.

Reagim nga këshilltarët komualë të VV, PDK dhe AKR  (Avdyl Gashi)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …