Nën udhëheqjen e kryesuesit të kuvendit të komunës së Deçanit z. Hajdar Sutaj është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit komunal. I pranishëm ishte kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, zyrtar komunal.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e 20,000.00€ për bashkëfinancim me organizatat joqeveritare në lëmin e bujqësisë;
-
Marrja e vendimit për shfuqizimit e vendimit për shujta;
-
Marrja e vendimit për ndarjen e 5,000.00€ për pagesën e donacionit për pajisjet e shkollave dhe QKMF;
-
Shqyrtimi i Draft-Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
-
Të ndryshme.