Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të LMT-së, shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit.
Për mbledhje u propozua ky rendi i ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 30.06.2020, nga mbledhja e datës 13.07.2020 dhe nga mbledhja e datës 10.09.2020,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2021,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2021,
-
Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për vitin 2019,
-
Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2019,
-
Propozim për ndarjen e ngastrës nr. 1679-0 dhe bashkimin e ngastrës 1679-2 me pjesën nr. 2 për ndërtimin e QMF-së në fshatin Strellc i Epërm,
-
Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhjet e mbajtur më datë 30.06.2020, datë 13.07.2020 dhe datë 10.09.2020, seanca ka vazhduar me pikën e parë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2021. Për këtë pikë të rendit të ditës vërejtje dhe sugjerime kanë dhënë të gjitha grupet parlamentare, sqarimet e duhura lidhur me tabelat për planifikim buxhetor dhe prioritetet për vitin 2021 janë dhëne nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Pas diskutimeve dhe sqarimeve me shumicë votash është miratuar projekt-buxheti për vitin 2021. Me vota unanime është miratuar Rregullorja e Tatimit në pronë për vitin 2021. Seanca ka vazhduar me pikën e 4-të dhe të 5-të, për këto dy pika të rendit të ditës ku është diskutuar nga grupet parlamentare por edhe janë dhënë sqarime nga zyrtarë përkatës. Këto dy pika nuk votohen vetëm diskutohen dhe jepen rekomandime e vërejtje në të mire të institucionit komunal. Seanca ka vazhduar më piken e 6-të rendit të ditës ku edhe kjo pikë me shumicë votash është miratuar. Në të ndryshme: Janë miratuar dy kërkesa të cilat me rekomandim të KPF-së i ishin drejtuar për diskutim dhe miratim Asamblesë:
-
Komuniteti i fshati Carrabreg i Epërm, kërkojnë që të ndahen mjete shtesë në vlerë prej 20,990.20 euro për përfundimin në tersi të Memorialit të Dëshmorëve në mes të këtij fshati, kjo krekës ka marrë edhe miratimin nga asambleja komunale.
-
Kërkesa e Ekipës se Dezinfektimit të cilët nga muaji Mars 2020, sipas nevojës kanë dezinfektuar të gjitha objektet institucionale në komunën e Deçanit, të u mbulohen pagat e tyre dhe orari shtesë në vlerë prej 7000 euro edhe kjo kërkesës ka marrë miratimin nga Asambleja Komunale.
Me kërkesë të Asamblistit të AAK-së Milazim Mushkolaj që të formohet një Komision Konsultativ dhe të dal në teren të shoh nga afër funksionimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit dhe kanalizimit ,,Hidrodrini’’ në Deçan, mbase gjatë sezonit verorë ka mungesa jashtëzakonisht të madhe të ujit të pijes. Kjo kërkesë mori mbështetjen që të ndërtohet një komision Konsultativ nga Asambleja Komunale nga grupet parlamentare të subjekteve politike dhe Ekzekutivi Komunal. Nga Asambleja janë propozuar:
-
Milazim Mushkolaj-AAK
-
Mon Selmonaj-PDK
-
Shkelqim Haxhnikaj-LDK dhe