Kuvendi i Komunës së Ferizajt, diskutoi raportet e kompanive publike 

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje me shumicë votash u morë vendim  për hapjen e diskutimit publik, për Draft – Projektin e Hartës Zonale të Komunës së Ferizajt 2022-2030. Në këtë mbledhje debat pati më së shumti për raportet e kompanive publike, siç ishte raporti i ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A, raporti vjetor i punës për kompaninë rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia”, si dhe ndërmarrjes publike lokale “Ambienti” SH.A në Ferizaj. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim –vendimin për publikimin e listës së pronave të Komunës të Ferizajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2023, si dhe propozim – Vendim për shpalljen interes i përgjithshëm të ngastrës kadastrale 3654-2 Z.K. Jezerc, pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-0 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …