Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për qytetarët. Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Gjatë kësaj mbledhjeje u votua rendi i ditës, i cili përfshinte nëntë pika të rëndësishme.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, si dhe votimit për planin e punës së Kuvendit për vitin 2025, kryesuesi z.Zariqi vazhdoi me rendin e ditës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë propozimi i dy anëtarëve për Komisionin e ndarjeve të bursave për vitin shkollor 2024/2025. Partia Demokratike e Kosovës propozoi Elbasan Osmanin, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje propozoi Naser Beqirin, duke reflektuar përfaqësimin e subjekteve politike në procesin e ndarjes së bursave për studentët.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua ishte formimi i Komisionit për ndarjen e banesave. Ky komision do të përbëhet nga pesë anëtarë, ku tre prej tyre vijnë nga Ekzekutivi, ndërsa dy të tjerë nga partitë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi iu uron gjithë besimtarëve islam muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes llogarisë së tij në facebook iu …