Kuvendi i Komunës së Ferizajt mori një sërë vendimesh për formim të komisioneve

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, nënkryetari për komunitete Danush Ademi si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Pikë e parë e rendit të ditës ishte formimi i  Komisionit për caktimin e anëtarëve nga radhët e partive politike të përfaqësuara në kuvend, për Hartimin e Planit të Punës të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2022. Ky komision është i përbërë nga këta anëtarë: Hyzri Kamenica nga PDK, Arbnor Murseli nga LVV, Besim Haziri nga LDK, Arton Gavazi nga AAK, Ismajl Sejdiu nga Nisma Socialdemokrate, Gëzim Haxhimusa nga LDF, Ibrahim Hyseni nga AKR, Habib Krosa nga Iniciativa “Ne Mundemi” si dhe Pakize Bujani nga Partia e Ashkalinjëve të Kosovës. Kuvendi po ashtu ka bërë caktimin edhe të dy anëtarëve për komisionin për ndarjen e bursave për studentë për vitin shkollor 2021-2022. Anëtarë të këtij komisioni u caktuan Elbasan Osmani nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe  Naser Beqiri  nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka bërë propozimi vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë për vitin 2022. Sipas tij janë parapare që të ndahen 439,333.21 euro. “Janë parapare që të bëhet subvencionimi i fermerëve për ngritjen e serrave, subvencionimi i fermerëve për ngritjen e pemishteve me arra, subvencionimi me impute bujqësore, subvencionimi për ngritjen e pemishteve me peme të imëta, furnizimi i bletareve me pajisje për bletë, subvencionimi i fermerëve kultivues me të perimeve me serra dhe pajisje të tjera si dhe  është parapare që të bëhet kompensimi i dëmeve për fermerët nga ndonjë fatkeqësi natyrore”, është shprehur drejtori Bajrami. Pas kësaj anëtaret e Kuvendit të Komunës, pas shumë diskutimesh kanë aprovuar edhe këtë propozim vendim për subvencionimin  fermerëve ferizajas. Në këtë mbledhje u bë edhe formimi i komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Në këtë komision dy anëtarë janë propozuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt e të cilët janë Sabri Murseli-drejtor i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit si dhe Balton Dërguti-drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit, ndërsa anëtarë të Kuvendit në këtë komision janë Valon Aliu nga PDK, Amir Rexhepi nga LVV, ndërsa nga Kenan Gashi është caktuar anëtarë i këtij komisioni nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet”. Poashtu u formua komisioni për shqyrtimin e ankesave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. Nga ekzekutivi komunal u zgjedhën Sebahate Ajeti-Sadiku-drejtoreshë e financave  si dhe Arber Bytyqi-drejtor i urbanizimit. Anëtarë nga kuvendi u caktuan Ejup Delolli nga PDK-ja, Naser Beqiri nga LVV si dhe Besim Idrizi, nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj. Me shumicë votash u aprovua edhe propozim-vendimi nga lirimi i pagesës për shfrytëzuesit e hapësirës dhe literaturës së  Bibliotekës ‘Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, si dhe u bë caktimi i katër anëtareve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për Asociacionin e Komunave të Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës u bë caktimi i 4 anëtarëve nga Kuvendi i Komunës të Ferizajt për Asociacionin e Komunave të Kosovës. Në këtë asociacion do të jenë këta anëtarë: Arian Imeri nga PDK, Makfire Uksmajli-Musa nga LVV, Jehona Mustafa-Krasniqi nga LDK, si dhe Hatixhe Bungu-Qerimi nga AAK. Në fund të kësaj mbledhje drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 1261-0 të zonës kadastrale në Ferizaj me sipërfaqe prej 30 metrave katror. Kjo parcele do të ipet në shfrytëzim Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KEDS).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …